Flash

Top Channel faneps Erion Veliajn edhe në emisionin e plazhit

Lapsi.al 31 July 2018
Top Channel faneps Erion Veliajn edhe në emisionin e plazhit

Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk i mjaftojnë kronikat e gatshme që zyra e tij e propagandës përgatit në bashki dhe më pas i shpërndan në të gjitha televizionet. Sot pasdite ai ‘pushtoi’ edhe një emision dedikuar pushimeve verore dhe destinacioneve turistike të Shqipërisë. Veliaj u shfaq në emisionin ‘Pushimet on the Top’ që transmetohet në Top Channel. Gjatë intervistës ai u kujdes të tregohej sa më i shkujdesur dhe i lirshëm, teksa përgjigjet i jepte duke pirë birra e ‘shotsa’.

Pyetja klishe dhe që natyrisht të ngjall krupën sa herë ia bën Veliajt, nuk mungoi as kësaj here. ‘Nuk lodhesh asnjëherë ti?’ , iu drejtua gazetari kryebashkiakut të Tiranës. Më pas e pyeti për shoqërinë me Alban Skënderajn dhe Noizyn, si dhe për bashkëshorten, Ajola Xoxa.

Për këtë të fundit, Veliaj tha se ajo ishte me romantike se ai pasi ishte rritur në Paris dhe se kishte lexuar librat e gjyshit, Jakov Xoxa. Surpriza më e madhe që ajo i kishte bërë kryebashkiakut, ishte momenti kur i dha lajmin se priste fëmijë. Këto dhe shumë gjëra të tjera rreth jetës së tij private tregoi sot Erion Veliaj, i cili nuk lë rast pa u shfaqur në media, madje edhe atëhere kur s’ka asgjë për të thënë.

© LAPSI.al

Të këshilluara

Var veten 80-vjeçari në Tiranë

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në rrugën "Qemal Stafa" të kryeqytetit. Sipas informacione...

17:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI