Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Mustafaj: Drejtësia e paralizuar, Rama kontrollon gjyqësorin

Lapsi.al 31 July 2018
Mustafaj: Drejtësia e paralizuar, Rama kontrollon gjyqësorin

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, shprehet se procesi i reformës në drejtësi është maksimalisht i ngadalësuar dhe vendit i është shkërmoqëur shkalla e tretë të gjyqësorit. Sipas tij, kjo bllokon qytetarët të apelojnë çështjet e tyre si dhe i jep mundësi Ramës të kontrollojë këtë degë të drejtësisë.

Mustafaj tha se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi të gjithë aktorët politikë, dhe jo vetëm, që ndërmorën reformën në drejtësi, pa marrë parasysh se mund të gjendeshin në kushte të tilla.

"Në këtë proces të gjitha hallkat janë të ngadalësuara në maksimum., kjo është kostoja. Është dramatike situata që vendi është pa nivelin e tretë të gjykimit. Sot një shqiptar nuk ka mundësinë e apelimit të një çështje. Kjo është përgjegjësi e të gjithë atyre që ndërmorën këtë reformë, klasës politike, që nuk e morën parasysh një situatë të tillë. Është shumë e rëndë që vendi të mos e ketë Gjykatën e Lartë, pra nivelin e tretë të gjykimit. Ka zëra, kritizerë, që kjo ka qenë e parashikuar nga Rama, në mënyrë që të bllokojë çështjet që mund të shkonin në Strasburg, kjo pasi një çështje nuk mund të shkojë atje nëse nuk ka kaluar të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor në vend. Sipas këtyre akuzave, kjo është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin.

Ata që e mbështetin reformën në drejtësi, thonë se po funksionon. Kjo sepse reforma ka mbetur vetëm në fazën e shkartisjes, shkarkimeve, ndërkohë që duhet edhe ana tjetër, pra zëvendësimi i tyre. Kjo reformë ka një vit që ka filluar dhe janë verifikuar më pak se 1/5 apo 1/6 e anëtarëve të gjykatave, dhe me këto ritme do zgjasë me vite procesi. Besoj se duhet të gjendet një mekanizëm për të ecur më shpejt. Nuk e di si i zë gjumi këta politikanë, kur situata me sistemin gjyqësor në vendin tonë, është e tillë." - u shpreh në rubrikën "Opinion" të "News 24" Besnik Mustafaj.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Var veten 80-vjeçari në Tiranë

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në rrugën "Qemal Stafa" të kryeqytetit. Sipas informacione...

17:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI