Flash

Zbulohet fidanishtja me kanabis në Përmet, dy të arrestuar

Lapsi.al 31 July 2018
Zbulohet fidanishtja me kanabis në Përmet, dy të arrestuar

Plot 853 fidanë kanabis janë zbuluar nga policia e Gjirokastrës në fshatin Sukë të Këlcyrës. Policia bën me dije se droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, u bë i mundur zbulimi i farishtes dhe më pas asgjësimi i bimëve. Policia ka arrestuar dy të rinj nga fshati Sukë, si kultivues të drogës. Ata janë shtetasit A.A dhe E.H, 22 e 19 vjeç. Kjo është sasia e dytë më e madhe e drogës e kapur në qarkun Gjirokastër pas zbulimit të 6 parcelave me 2300 rrënjë kanabis në fshatin Skore të Dropullit në mes të muajit korrik.

© LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasjet mafioze trondisin Beogradin

Vrasja e një avokati të njohur ishte likuidimi i 19-të në formë mafioze në Serbi. Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë...

15:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI