Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Presidenti dekreton 7 ambasadorë të rinj, largohen 6 të tjerë (Emrat)

Lapsi.al 31 July 2018
Presidenti dekreton 7 ambasadorë të rinj, largohen 6 të

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot lirimin nga detyra të gjashtë Ambasadorëve dhe emërimin në detyrë të shtatë diplomatëve të tjerë.

Në mesin e Ambasadorëve të emëruar në detyrë është edhe Virgjil Kule për postin e Ambasadorit të jashtëzakonshëm në Mbretërinë e Suedisë, Republikën e Finlandës, Islandës dhe Mbretërinë e Norvegjisë.

Partia Demokratike e ka kundërshtuar ashpër kandidaturën e Virgjil Kules, duke e konsideruar një emërim që vjen nga linjat e vjetra të diktaturës.

Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, dekretoi:

Z. Ilir Melo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.

Z. Kastriot Robo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Z. Qirjako Kureta, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.

Z. Riza Poda, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Z. Ilir Abdiu, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident dhe

Z. Ridi Kurtezi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, Republikën Islamike të Mauritanisë dhe Principatën e Andorës, jorezident.

Po ashtu, Presidenti i Republikës dekretoi:

Znj. Donika Hoxha, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.

Znj. Elida Petoshati, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.

Z. Ilirian Kuka, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Z. Rezar Bregu, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident.

Z. Riza Poda, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jorezident.

Z. Virgjil Kule, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident dhe

Z. Ridi Kurtezi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident.

Të këshilluara

Var veten 80-vjeçari në Tiranë

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës së tij ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në rrugën "Qemal Stafa" të kryeqytetit. Sipas informacione...

17:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI