Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Berisha: Ju tregoj pse u shkarkua nga Gjykata e Lartë, vëllai i Arben Brocit

Lapsi.al 31 July 2018
Berisha: Ju tregoj pse u shkarkua nga Gjykata e Lartë, vëllai i Arben

Me një gjuhë të ashpër ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkarkimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci. Berisha thotë se ky largim ka prapavijë politike pasi ndaj tij nuk u gjet nga KPK-ja asnjë gabim në punën e tij si gjyqtar. Berisha e lidh shkarkimin e gjyqtarit edhe me lidhjet e tij familjare si vëllai i “Dëshmorit të demokracisë”, Arben Broci.

“Më 2 prill të vitit 1991 hanxharët e krimit, me urdhër të Ramiz Alisë dhe xhelatëve të tjerë bllokmenë, ekzekutuan Arben Brocin, anëtarin e kryesisë së PDSH për fajin e vetëm sepse po protestonte paqësisht kundër vjedhjes se votës nga partia terroriste e Enver Hoxhës.

Sot pas 27 vitesh, me datën 31 korrik, banda kriminale e neo-bllokmeneve me në krye Edvin Kristaq Ramën dhe ish-ministrin e sigurimit të shtetit, autorin direkt të masakrës së 2 prillit 1991, Gramoz Ruçi, ekzekutoi politikisht si armik klase vëllain e Arben Brocit, gjykatësin e mirënjohur, anëtarin e Gjykatës së Lartë, Arben Broci duke përdorur vetingun si hanxhar të luftës së klasave!” – shkruan Berisha.

Ish-kryeministri thotë se Brocit nuk iu gjet asnjë shkelje në justifikimin e pasurisë madje iu refuzuan mbi 250 dikumenta për vërtetimin e saj.

“Kundër Arben Brocit, me porosi direkt të Edi Ramës u mobilizuan të gjitha levat e narkoshtetit si narkopolicia, narko-DSIK, xhelatët e ish-policisë sekrete te Enver Hoxhës në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar. Ish-gjykatësit Artan Broci, me urdhër të Ramës iu kontrolluan në selinë e narko-Partisë Siçiliste me dhjetëra e dhjetëra dosje gjyqësore dhe pasi nuk gjeten asnjë defekt, por vetëm zbatim me ndershmëri dhe kompetence te ligjit, atëherë në një akt banditesk ju refuzuan 250 dokumente autentike, me të cilat ai provonte plotësisht të ligjshme çdo qindarkë të pasurive të tij.

Sot Edvin Kristaq Rama dha vendimin e tij kriminal për të ndërprerë karrierën dhe ekzekutuar politikisht një nga gjykatësit më me reputacion dhe më me integritet të drejtësisë shqiptare” – shkruan Berisha që e mbyll me një thirrje për ta reëzuar Ramën nga pushteti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI