Flash

Rama zbulon kur do të bëjë ndryshime në qeveri

Lapsi.al 31 July 2018
Rama zbulon kur do të bëjë ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama e ka pranuar se shtatori mund të sjellë ndyshime në kabinetin qeveritar.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Përballë”në RTSH, Rama tha se përpara se të shkojë te ndryshimet do të ketë një analizë.

“Ne kemi futur një sistem të ri të performancës të ministrave dhe zv.ministrave. Kjo po shtrihet edhe në agjencitë e tjera të administratës. Për gjithsecilin ka objektiva dhe parametra.

Para disa ditësh ne kemi bërë disa analiza. Kemi edhe disa analiza që duhet t’i bëjmë në gusht ndërsa në fund të gushtit do të bëjmë një bilanc. Pastaj do të shohim se si do të hyjmë në shtator.

Ju kujtoj se në shtator është nisim një reformë të madhe në administratë me bashkimin në një institucion të vetëm të AULIZNI-t, hipotekave dhe agjencisë së pronave.

Pastaj kemi edhe zgjedhjet lokale fitimtare sepse ne nuk hyjmë në zgjedhje për gjë tjetër. Kështu që sa i takon kabinetit do të shohim...”- tha Rama. I pyetur nëse do të ketë koalicion në zgjedhjet lokale apo PS do të garojë e vetme, Rama u përgjigj shkurt: “Ne aleancën e keni me qytetarët dhe e kemi reale”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI