Flash

Vetingun e kaloi gjyqtari që liroi Arben Frrokun, Berisha: Janë monstrat e drejtësisë së ardhshme!

Lapsi.al 1 August 2018
Vetingun e kaloi gjyqtari që liroi Arben Frrokun, Berisha: Janë

Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar se gjykatësi që u konfirmua sot në detyrë, Dritan Halluni, është ai që dha vendimin për lirimin e Arben Frrokut. Sipas Berishës kjo është provë tjetër se vetingu kontrollohet nga Edi Rama dhe se njerëz si Halluni janë "monstrat e sistemit të ardhshëm të drejtësisë". Për Berishën kjo është provë tjetër se Rama po kap sistemin e drejtësisë dhe KPK është "nje hanxhar ne duart e tij!"

"Gjykatesin, qe me urdher te Rames liroi ne sallen e gjyqit Arben Frrokun, ekzekutorin e provuar me pamje filmike, deshmitar okular dhe prova laboratorike te komisarit Dritan Lame! Ky vendim kriminal i Edvin Kristaq Rames per gjykates Hallunin deshmon edhe nje here se vetingu eshte thjeshte nje hanxhar ne duart e tij!

Ky vendim te dashur miq tregon se cilat do te jene monstrat e drejtesise se ardhme te reformes orwelliane qe do vendosin per te drejtat tuaja, pra ata do te jene byrazere te vrasesve, hajduteve, plaçkitesve, perdhunuesve te qytetareve nen urdherat e Edvin Kristaq Rames!", shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI