Flash

U caktua në krye të Prokurorisë së Tiranës, kush është prokurorja që hetoi Tahirin dhe Shullazin

Lapsi.al 1 August 2018
U caktua në krye të Prokurorisë së Tiranës, kush

Një nga prokuroret që heton ish-ministrin Saimir Tahiri është vendosur në krye të Prokurorisë të Tiranës.

Elizabeta Imeraj është emëruar drejtuese e komanduar në krye të prokurorisë së kryeqytetit, pas shkarkimit të Dritan Rreshkës nga procesi i Vettingut.

Imeraj ka drejtuar hetime të vështira në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ajo njihet si prokurorja që hetoi me sukses çështjen e imamëve për terrorizëm, si dhe çështjen Shullazi.

Po ashtu gjatë kohës që Prokuroria kërkoi mandat për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, Imeraj ishte protagoniste kryesore në përballjen me deputetët.

Imeraj është nga Tropoja, nënë e dy fëmijëve. Ajo e ka filluar detyrën si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2004, dhe më pas në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, detyrë në të cilën është edhe aktualisht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI