Flash

Frika nga zjarret, 5 qarqet që rrezikohen

Lapsi.al 1 August 2018
Frika nga zjarret, 5 qarqet që rrezikohen

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot pasdite dhe nesër pritet rrezik për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Ndërsa më pak të rrezikuar janë Dibra, Elbasani, Berati dhe Vlora.

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Kukës (Qendër), qarku Elbasan (Perëndim). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё sotme.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 33 °C, në vendet e ulëta: 22 / 35 °C dhe në vendet malore: 15 / 29 °C.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI