Flash

Rritet çmimi i ujit në këto 5 qytete

Lapsi.al 30 July 2018
Rritet çmimi i ujit në këto 5 qytete

Pas rritjes në Tiranë, Durrës dhe Korçë, Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për rritjen e tarifave të ujit edhe në 5 qytete të tjerë.

Janë shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve në Gjirokastër, Librazhd, Berat-Kuçovë dhe Poliçan që kanë kërkuar rritje të çmimeve, jo vetëm për ujin e pijshëm, por edhe për ujërat e ndotura.

Enti, nuk ka publikuar nivelin e tarifave të kërkuara, por sipas këtij dikasteri kërkesa bazohet në vlerësimin e situatës ekonomike-financiare dhe nevojën për përmirësimin e saj pas riorganizimit sipas reformës administrativo-territoriale.

Aktualisht në Berat e Kuçovë tarifa e ujit të pijshëm për abonentët familjarë është 48 lekë/m3, në Gjirokastër 43 lekë/m3, në Librazhd 38 lekë/m3, ndërsa në Poliçan 37 lekë/ m3.

Ndërkohë që, referuar Raportit të Performancës për vitin 2017, shoqëritë e mësipërme shfaqin një situatë pozitive në drejtim të mbulimit të kostove të operimit dhe mirëmbajtjes. Ujësjellësi Berat-Kuçovë i mbulon këto kosto në masën 131%, Librazhdi në masën 115%, Gjirokastra në masën 104%, ndërsa më dobët paraqitet vetëm Poliçani me 61% të mbulimit të kostove.

Sipas Entit Regullator të Ujit ndryshimi i tarifave luan një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave të shoqërisë dhe për rrjedhojë edhe në mbulimin e kostove. Megjithatë, sipas këtij dikasteri përmirësimi i situatës financiare të shoqërive UK duhet të vijë jo vetëm nga rritja e tarifave, por edhe nga një manaxhim i mirë i burimeve teknike e financiare, shkruan Scan.

Në vazhdën e reformës në këtë sektor të rëndësishëm, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ka nënshkruar me shoqëritë e ujësjellësve kontratat e performancës, ndërkohë që në bazë të rezultateve që do të vlerësohen në fund të vitit do të përcaktohet edhe financimi që do u bëhet këtyre shoqërive nga buxheti i shtetit. Sipas raportit të fundit të performancës rezulton se nga 58 shoqëri të licencuara, 37 subvencionohen nga shteti.

Tarifat aktuale për abonentët familjarë

Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë 48 lekë/m3

Ujësjellës-Kanalizime Gjirokastër 43 lekë/m3

Ujësjellës-Kanalizime Librazhd 38 lekë/m3

Ujësjellës-Kanalizime Poliçan 37 lekë/m3

MBULIMI I KOSTOVE TË OPERIMIT DHE MIRËMBAJTJES

Ujësjellës-Kanalizime Poliçan 61%

Ujësjellës-Kanalizime Gjirokastër 104%

Ujësjellës-Kanalizime Librazhd 115%

Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë 131%

Të këshilluara

Shqipëria në alarm nga sëmundja e zgjebes

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë...

16:08

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI