Flash

Herceptina/ Deputetja sulmon mjekët e Onkologjikut: Jeni marioneta, pa ndërgjegje!

Lapsi.al 30 July 2018
Herceptina/ Deputetja sulmon mjekët e Onkologjikut: Jeni marioneta, pa

Edhe pas përgënjeshtrimin që i bënë mjekët e Onkologjikut në QSUT, Oriola Pampuri deputete e PD-së është e bindur se herceptina mungon për gratë e sëmura me kancer. Sipas Pampurit, mungesa e herceptinës konfirmohet nga pacientët, gratë e sëmura me kancerin e gjirit që një pjesë e të cilëve e blejnë kimio-preparatin, një pjesë tjetër ikin jashtë për t’u trajtuar, ndërsa një pjesë kërkojnë miq për t’u futur në listë.

“Nese do na kishte mbetur pak ndergjegje te pakten brenda profesionalizmit te mos perdoremi si marioneta te interesave te qeverise. Nuk mund te bejme te cuditurin apo te habiturin per te permbushur kenaqesite e bastisesve te ketij vendi. Te pakten duhet te pranojme qe brenda deklarates se mungeses se herceptines ka gjithcka te vertete pasi pacientet e pohojne dicka te tille, dhe kesaj s’mund t'i shmanget askush nga specialistet.

Herceptina vjen ne nje mase te caktuar, larg mases se nevojave te pacienteve me kancer gjiri edhe kete s’e mohojne dot profesionistet” shkruan Pampuri në rrjetet sociale.

Më herët, shefja e Onkologjikut në QSUT, e përgënjeshtroi denoncimin e deputetes së PD-së, Oriola Pampuri se herceptina mungon për një pjesë të të sëmurave me kancer. Deputetja e PD kujtoi premtimin që Rama iu dha të sëmurave me kancer se flakonët do të jenë falas, ndërkohë që sipas saj gjendja tani është ndryshe.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI