Flash

Veliaj sulmon haptazi Metën: Politika e mbrapshtë sabotoi projektin e Teatrit për 40 ditë

Lapsi.al 30 July 2018
Veliaj sulmon haptazi Metën: Politika e mbrapshtë sabotoi projektin e

Erion Veliaj nuk e ka pritur bllokimin e ligjit për Teatrin nga presidenti Ilir Meta. Ndaj vetë Veliaj ka filluar një ‘fushatë’ ku në çdo dalje të tij, lajtmotiv është, sipas tij, pengesa që po i bëhet Teatrit të Ri. Ashtu si në disa dalje të fundit, Veliaj ditën e djeshme ishte i pranishëm në një bashkëbisedim me të rinjtë e FRESSH-it në kampingun e Jalës. Duke u ndalur tek çështja e Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku tha se pavarësisht vonesës së vogël, puna për ndërtimin e tij nuk do të ndalet. Në fjalën e Veliajt duke qartazi mllefi i akumuluar ndaj Metës, duke përmendur etiketimin si ‘politikë e mbrapshtë’.

“Në fillim patëm një histeri kolektive, kurse aktorët që punojnë aty ishin të shqetësuar. Presidenti i Republikës bëri një thirrje dhe tha: ‘Kryetari i Bashkisë të gjejë gjuhën me aktorët, që ne të ecim përpara’! Bëmë një takim me aktorët, një me urbanistët, një me arkitektët, një me të gjithë së bashku. U treguam projektin, në fund aktorët u bindën; pra ata që ishin grupi legjitim, që ka vetë interes, u bind. Pasi u bindën aktorët, politika e mbrapshtë, që nuk do që t’i shkojë asgjë mbarë Shqipërisë, tha: ‘Ou, na u prish plani, tani o burra ta marrim vetë kontrollin e kësaj dhe me ç’na ka ngelur nga ata të lodrave, ç’a kemi portale, hajde ta sabotojmë me çdo kusht! Projekti u sabotua vetëm për 40 ditë. Në shtator do të futemi në fazën e tretë, ku politika e mbrapshtë do të mundet sërish me votat që populli shqiptar i ka dhënë Tiranës dhe Shqipërisë për ndryshim”, - tha Veliaj.

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI