Flash

VIDEO/ Rama gënjeu gratë e sëmura nga kanceri i gjirit, ilaçi mungon

Lapsi.al 30 July 2018
VIDEO/ Rama gënjeu gratë e sëmura nga kanceri i gjirit,

Në Spitalin Onkologjik mungon një prej kimio-preparateve më të rëndësishëm për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, herceptina. Denoncimin e ka bërë deputetja e PD-së Oriola Pampuri që kujtoi premtimin e Ramës për furnizimin e të sëmurave me kancer në QSUT që kanë nevojë për preparatin.

Ajo kujtoi premtimin që dha kryeministri Rama se flakonët e herceptinët do të ishin falas për gratë e sëmuara me kancer.

Në fakt Rama e mori vendimin për shpërndarjen e herceptinës falas gjatë mbledhjes së qeverisë në Fier, në muajin prill, nga ku premtoi zgjidhjen përfundimtare të problemit.

“Tanimë do të përfitohet falas dhe do të mundësohet nga të gjitha spitalet publike. Nuk do të ketë më asnjë mungesë në trajtimin me këtë ilaç për gratë dhe vajzat”, u shpreh Rama.

Me këtë premtim të pambajtur, kryeministri duket se ka kaluar përtej gënjeshtrave të zakonshme, përderisa qindra gra të sëmura me kancer e kanë pritur me ankth zgjidhjen e problemit.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1987590467958791/?notif_id=1532858859141716&notif_t=live_video

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI