Flash

Studimi/ Në vitin 2030, Shqipëria do jetë e fundit në Evropë për popullsinë në moshë pune

Lapsi.al 30 July 2018
Studimi/ Në vitin 2030, Shqipëria do jetë e fundit në

Aktualisht, Shqipëria ka normën e 4-të më të lartë të atyre që janë në moshë pune mbi totalin e popullsisë, ndër vendet e Europës Qendrore dhe Lindore si dhe ndër vendet e Bashkimit Europian.

Normë më të lartë se vendi ynë ka vetëm Maqedonia, Sllovakia dhe Bosnje Hercegovina.

Një studim i publikuar së fundmi nga Banka Qendrore Europiane jep alarmin se situata nuk do të jetë gjithmonë kështu, përkundrazi.

Projeksionet tregojnë se, shumë shpejt, Shqipëria do të ketë normën më të ulët në Europë të moshës aktive për punë, nga 15 deri në 64 vjeç, mbi totalin e popullsisë. Këtë e tregon mjaft mirë grafiku, dhe pika e verdhë që i referohet vitit 2030.

Ata që do të jenë më moshë pune pas këtij viti do të përfaqësojnë vetëm 62% të popullsisë shqiptare, si askush tjetër në kontinentin e vjetër. Madje, mesatarja e Bashkimit Europian projektohet në 67%.

Pra, në vitin 2030 Shqipëria do të kthehet në nivelet e viteve 2000, por për një arsye krejt të kundërt nga ajo e dy dekadave më parë, raporton "scan".

Asokohe, norma e ulët ishte rrjedhojë e popullsisë shumë të re, me thuajse 30% të popullsisë nën 15 vjeç.

Në 2030 norma e atyre në moshë aktive pune do të bjerë për shkak të plakjes së popullsisë, pra numrin e lartë të atyre përtej 64 viteve jetë mbi supe.

Problemet demografike me të cilat përballet vendi ynë janë të mëdha, dhe shifrat gjatë viteve të fundit kanë qenë vazhdimisht alarmante. Pa politika të mirëfillta në këtë drejtim, e ardhmja projektohet e zymtë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI