Flash

Regjistrim tjetër i popullsisë në vitin 2020, pyetjet për kombësinë dhe fenë janë me dëshirë

Lapsi.al 30 July 2018
Regjistrim tjetër i popullsisë në vitin 2020, pyetjet për

Në 1 Tetor të vitit 2020, Shqipëria do të nisë regjistrimin e popullsisë, karakteristikave kryesore të saj dhe banesave.

Këtë herë ky proces do të quhet “Censi” dhe jo “Censusi”, një fjalë që është tërësisht shqiptare, shpjegon Delina Ibrahimaj, drejtore e Institutit të Statistikave në një intervistë për Televizionin Klan. Për t’iu shmangur ndikimeve politike të procesit është zgjedhur që regjistrimi të bëhet pas 9 vjetësh, dhe jo pas 10 siç duhet te ndodhte normalisht.

Delina Ibrahimaj, drejtore e Institutit të Statistikave: Duam të sigurohemi që të dhënat të jenë sa më të sakta dhe besueshme, të mos ketë influencë nga zgjedhjet politike.

Në pyetësor edhe këtë herë përfshihet etnia dhe besimi fetar i individit, por ndryshe nga Censi i herës së shkuar përgjigjja është lënë me dëshirë.

Delina Ibrahimaj: Këto pyetje nuk do të jenë të detyrueshme. Individët do të jenë të lirë të zgjedhin të përgjigjen apo mos t’i përgjigjen këtyre pyetjeve.

Ata të cilët refuzojnë të përgjigjen apo japin përgjigje të gabuara do të penalizohen me 100 mijë lekë të rinj. Po ashtu penalitete do të ketë edhe për institucionet, apo kompanitë që mbledhin të dhëna personale 6 javë përpara se të nisë Censi.

Delina Ibrahimaj: Përgjigjja dhe pjesëmarrja në Censi është detyrim ligjor.

Të përjashtuar nga regjistrimi i popullsisë janë vetëm përfaqësuesit diplomatikë në vendin tonë, çdokush që është në Shqipëri që pas mbrëmjes së 30 Shtatorit, është i detyruar të përgjigjet. Pyetjet lidhen me karakteristikat thelbësore të individëve, ato të banesës së tij dhe të natyrës ekonomike e sociale./klan

Të këshilluara

Rritet çmimi i ujit në këto 5 qytete

Pas rritjes në Tiranë, Durrës dhe Korçë, Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për rritjen e tarifave të ujit edhe në 5 qytete të tjerë. Janë shoqëritë e...

16:39

Shqipëria në alarm nga sëmundja e zgjebes

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë...

16:08

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI