Flash

Kapet në Italia gomonia e nisur nga Shqipëria me 500 kg kanabis, 4 të arrestuar (FOTO)

Lapsi.al 30 July 2018
Kapet në Italia gomonia e nisur nga Shqipëria me 500 kg kanabis, 4

Një gomone me rreth 500 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap nga policia italiane në rajonin e Leces. Të arrestuar janë katër persona; 3 shtetas italianë dhe shqiptari Arsen Xhaferri 32 vjeç.

Mjeti lundrues me marijuanën në bord është kapur ndërsa po transportohej me një makinë pick up Mitsubishi në territorin e komunës së Frigoles.

Gomonia e cila transportohej me pick up shoqërohej nga një makinë tip "Fiat multipla" në të cilën udhëtonin shqiptari Arsen Xhaferri me precedent penal per klandestinë dhe dy italianët Cristian e Michele Cito të njohur nga policia italiane.

Për ti shpëtuar kontrollit të forcave të rendit të arrestuarit kishin ngarkuar në bordin e gomones instrumente peshkimi duke transportuar mjetin lundrues e lëndën narkotike në mes të ditës dhe duke u përfshirë me masën e gjerë të pushuesve që këtë weekend populluan plazhet e Puglias.

Pas kontrollit në gomonen e gjatë rreth 7 metra u gjetën 502 kg marijuanë. Në pranga u vu dhe drejtuesi i pick up Mitsubishi Vicenzo Pulli 40 vjeç.

Në automjetin që ai drejtonte u gjet një pistoletë ruse Tokarev. Gomonia me drogë kishte mbërritur në Puglia nga Shqipëria vetëm pak orë më parë. 32 vjeçari shqiptar, Arsen Xhaferri, i kishte ende rrobat e lagura në trup. Marijuana ishte e konfeksionuar hermetikisht në thasë me simbole të ndryshme. Sipas Financës italiane llogaritet që droga e sekuestruar të kapte vlerën e 600 mijë euro.

Të këshilluara

Rritet çmimi i ujit në këto 5 qytete

Pas rritjes në Tiranë, Durrës dhe Korçë, Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për rritjen e tarifave të ujit edhe në 5 qytete të tjerë. Janë shoqëritë e...

16:39

Shqipëria në alarm nga sëmundja e zgjebes

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë...

16:08

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI