Flash

Dokumenti i TCH për gjyqtarin Shkëlzen Selimi, reagon SHISH: Ne informojmë institucionet

Lapsi.al 30 July 2018
Dokumenti i TCH për gjyqtarin Shkëlzen Selimi, reagon SHISH: Ne

Shërbimi Informativ i Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate në lidhje me informacione të dala në media për të cilat pretendohet se u referohen dokumenteve të hartuara nga ky institucion. Fjala është për dokumentin që Top Channel publikoi për gjyqtarin Shkëlzen Selimi, për të cilin thuhej se kishte raporte të SHISH që faktonin lidhjet e tij me krimin. Në deklaratën e shpërndarë sot për media, SHISH thotë ndër të tjera se është një institucion që thjesht informon institucionet. Më poshtë deklarata e plotë.

Shërbimi Informativ i Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për rastet e përsëritura të pasqyrimit në media të informacioneve apo të dhënave që pretendohet se u referohen dokumenteve të hartuara nga SHISH-i ndër vite.

SHISH-i i bën me dije opinionit publik se nuk ka asnjë koment specifik për autenticitetin e dokumenteve të pretenduar të inteligjencës.

Megjithatë SHISH-i nënvizon me forcë se përdorimi i emrit të Shërbimit dhe referimi për format e metodat e punës së tij, me synimin për të siguruar besueshmëri të shtuar të deklaratave apo akuzave në media dhe opinionin publik, sjellin një cenim të ndjeshëm të aktivitetit të komunitetit të inteligjencës. Ato rrezikojnë të ndikojnë aftësinë e Shërbimit Informativ për garantimin e sigurisë kombëtare.

Shërbimi Informativ i Shtetit vlerëson se çdo shkelje në administrimin e informacionit të klasifikuar, kudo ku ajo ndodh, mund të dëmtojë rëndë punën dhe të ekspozojë punonjësit e

Shërbimit përballë rreziqeve të paparashikuara.

Shërbimi Informativ i Shtetit thekson se ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së tij. Në këtë kuadër, SHISH-i mbetet i angazhuar të zbatojë me rreptësi procedurat dhe rregullat ligjore gjatë prodhimit, qarkullimit, administrimit, shfrytëzimit, transportimit, transferimit, arkivimit, shumëfishimit, riprodhimit e asgjësimit të informacionit ‘sekret shtetëror’ të çdo lloji.

SHISH-i sjell në vëmendje se, në bazë të ligjit, është organ informativ dhe nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor, por në funksion të sigurimit kombëtar informon institucionet e larta shtetërore e bashkëpunon me agjenci informative e institucione shtetërore brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë kuadër, SHISH-i do të vazhdojë bashkëpunimin me organet ligjzbatuese, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së veprimtarisë së vet, metodave dhe burimeve të informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.

Të këshilluara

Rritet çmimi i ujit në këto 5 qytete

Pas rritjes në Tiranë, Durrës dhe Korçë, Enti Rregullator i Ujit ka nisur procedurat për rritjen e tarifave të ujit edhe në 5 qytete të tjerë. Janë shoqëritë e...

16:39

Shqipëria në alarm nga sëmundja e zgjebes

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë...

16:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI