Flash

Trafiku i 613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon pasurinë e bllokuar

Lapsi.al 29 July 2018
Trafiku i 613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon pasurinë

Kur kanë kaluar 5 muaj nga kapja e 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit dhe sekuestrimit të disa pasurive të Arbër Çekajt, ky i fundit kërkon rikthimin e tyre.

Me anë të një kërkesë të avokatëve të dy kompanive ‘Ecoalmax’ dhe ‘Arbri Garden’ kërkojnë rikthimin e kamionit me të cilën u transportua nga Porti i Durrësit deri në Maminas kontenieri, ku brenda ishte dhe lënda narkotike.

Në kërkesë sqarohet nga mbrojtësit ligjor se mjeti nuk mund të mbahet i bllokuar, pasi nuk është provë e cila ndihmon hetimin, pasi këqyrja e tij ka përfunduar, shkruan tvklan.

Seanca kur do të shqyrtohet kërkesa është data 30 Korrik në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ndërsa në 12 Korrik policia do të njoftonte se ishin bllokuar dy llogari bankare, njëra në vlerën e 38 mijë dollarë dhe tjetra në 10 milionë lekë.

Këto llogari ishin të kompanisë ‘Ecoalmax’ dhe ‘Arbri Garden’, kjo e fundit ishte porositja e kontenierit me banane në Kolumbi ku u gjet edhe droga.

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të hetojë këtë dosje, por pa pasur në dispozicion njeriun kryesor në këtë hetim Arber Çekaj.

41 vjeçari vazhdon të qëndrojnë në Gjermani ku edhe u arrestua më 4 Maj dhe është në pritje të ekstradimit, shkruan tvklan.

Por autoritet gjermane janë duke kryer disa veprime hetimore atje ku i përfshirë është dhe Çekaj. Të gjitha rezultatet do t’i vihen në dispozicion me pas edhe prokurorëve shqiptarë.

Duket se ekstradimi i 41-vjeçarit nuk do të ndodhë shumë shpejt.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI