Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

PD nuk i ndahet Dvoranit, e lidh edhe me miqtë e Agron Xhafajt

Lapsi.al 29 July 2018
PD nuk i ndahet Dvoranit, e lidh edhe me miqtë e Agron Xhafajt

Partia Demokratike shtoi një tjetër pikëpyetje në koleksionin e akuzave kundër Ardian Dvoranit, anëtarit të Gjykatës së Lartë i konfirmuar në detyrë nga organet e vetingut. Dyshimet e PD e bëjnë Dvoranin bashkëpuntor të krimit të organizuar, pasi sipas Gent Strazimirit, ai ka qenë ndërmjetës për mosekstradimin në Itali të Gramoz Muratajt, një bashkëpuntor i Agron Xhafajt në trafikun e drogës.

"Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut:

• A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?

• A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?" ishin pyetjet që artikuloi në një konferencë për shtyp Gent Strazimiri.

Po ashtu Strazimiri hodhi dyshime edhe për rolin e Dvoranit në vendimin e Gjykatës së Lartë për sekuestrimin e pasurisë së familjes Balili.

"Ardian Dvorani u konfirmua në detyrë, duke patur në dosje edhe shërbimin që i bëri Edi Ramës me vendimin e tij lidhur me çështjen e sekuestrimit të pasurive të paligjshme të baronit të drogës Klement Balili.

Ndërsa 26 mijë qytetarë presin në rradhë prej vitesh që çështjet e tyre të shqyrtohen, çështja e pasurive të Balilajve u mor në shqyrtim nga Gjykata e Lartë pa kaluar 1 muaj nga data e saj e regjistrimit, duke favorizuar familjen Balilaj" tha Strazimiri.

Akuza e PD për Dvoranin vijnë pasi PD e akuzoi për mosjustifikimin e 100 milionë lekëve pasuri, për blerjen e 3 shtëpive në konflikt interesi, për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit dhe për dënimin e shkodranëve në dhjetor ‘90 për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës si prokuror i çështjes.

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Sherr me policin, e godet me makinë dhe ikën

Një punonjës policie është aksidentuar mbrëmjen e së shtunës në Kuçovë. Mesohet se një automjet e ka përplasur oficerin e policisë dhe më pas është larguar nga ...

22:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI