Flash

Ndarja e Kosovës?/ Pacolli flet për “kompromisin e madh” me Serbinë

Lapsi.al 28 July 2018
Ndarja e Kosovës?/ Pacolli flet për “kompromisin e madh”

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se një ndarje e vendit me Serbinë do të ishte një shkelje e sovranitetit. Sipas tij, askush në Kosovë nuk do të ishte i gatshëm për një diskutim të tillë.

“Ekziston tema e një marrëveshje me temë paqe dhe aty ka kërkesa dhe oferta. Ne nuk kemi bërë asnjë ofertë, askund. Besoj se një artikulim i ofertës sonë mund të ndodhë, por tani për tani nuk është bërë.

Ndarja e Kosovës deri tani është dëgjuar vetëm në media, por jo në takime zyrtare. Nëse këto zëra janë të vërteta kemi të bëjmë me prekje të sovranitetit territorial të Kosovës gjë që në Kosovë është dikush i gatshëm të bisedojë për këtë.

Mendimi im është se ne duhet të shterim të gjitha opsionet e tjera para se të flasim për një temë të tillë. Një temë e tillë është shumë e vështirë sot që të trajtohet.

Sa i përket ndarjes apo ndërrimit të territoreve unë sinqerisht nuk mund të flas sot sepse nuk ka qenë temë e diskutimeve as me takimet tona bilaterale as multilaterale, por as në takimet tona brenda qeverisë së Kosovës.

Kompromis me Serbinë? E di që ka shumë probleme të pazgjidhura dhe jam i bindur se ka për çfarë të flitet para se të vijë kërkesa për ndarjen e Kosovës. Kosova është shumë e vogël dhe s’kemi se çfarë t’i ofrojmë askujt. Pakoja e Ahtisarit ishte e tillë që ne dhamë çdo gjë që patëm.

Nga pala amerikanë kërkohet që Kosova të jetë serioze në këtë dialog derisa të arrihet “kompromisi i madh”. Se cili do të jetë ky “kompromisi i madh” unë sinqerisht nuk duhet të flas dhe nuk mund të flas për arsye se edhe vetë në Kosovë nuk kemi një qartësi” – tha Pacolli në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI