Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Guljelm Radoja në protestë për Teatrin: Erdhën këta burra kurva...!

Lapsi.al 29 July 2018
Guljelm Radoja në protestë për Teatrin: Erdhën këta

Një nga firmëtarët e letrës kundër shembjes së Teatrit, Guljelm Radoja, ka folur për herë të parë për këtë çështje, gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara Tetarit.

“Në këtë lloj zullumi që këta njerëz na provokuan që të bëhemi hasëm me njëri-tjetrin, unë isha i bindur se do të fitonte qytetaria dhe jo ata që i bënin fresk pushtetit, pushtetarëve, që kurrë në jetën e tyre nuk arritën të hyjnë dhe të shohin një shfaqje, këta që e panë vetën në karriget e pushtetit, këta anonimatë, arritën në këtë gjendje, që kishin kënaqësi të na bënin të vuanim.

Mbase një ditë edhe këta do t’i kapë turpi dhe kur të shohin veten në pasqyrë do thonë: “çfarë bëmë kështu? Megjithatë unë mendoj se këta nuk e njohin nocionin e fjalës “turp”.

Gjatë fjalës së tij, aktori solli edhe një histori të rrëfyer nga i ati, teksa, vite më parë, bëhej fjalë për një mjek të cilit i kërkuan që të operonte kryeministrin “e asaj kohe”, dhe ndërsa u nis për në sallë, shoqëruesit e tij, i thanë që të vinte firmën që do të operonte kryeministrin.

“Ah jo, i tha doktori, firmën e vendos pacienti, ata që e shoqërojnë pacientin (Teatrin), unë operoj, hoqi bluzën dhe iku në shtëpi”, ka përfunduar rrëfimin Radoja.

“Duket se kjo specie burrash, ishte specie në zhdukje, siç thotë dhe Flutra Açka për një kolegun tonë: Erdhën këta burrat ku*va…. këta që kanë kënaqësinë që ne të na lënë pa gjum”, u shpreh ai.

“Unë, qytetari Guljelm Radoja, e sfidoj këtë qeveri, këtë anonimat… dhe si aktor nuk do t’i lejoj kurrë luksin atyre, që të vijnë të bëjnë homazhe në kufomën time. Siç i sfidoi Bujar Lako, edhe Fadil Kujovska, edhe Fatos Çela… Jo thanë! Nuk duhet të vinë të bëjnë show me kufomat tonë, do shkojmë atje si qytetarë”, tha aktori.

Të këshilluara

Sherr me policin, e godet me makinë dhe ikën

Një punonjës policie është aksidentuar mbrëmjen e së shtunës në Kuçovë. Mesohet se një automjet e ka përplasur oficerin e policisë dhe më pas është larguar nga ...

22:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI