Flash

Shqipëria nuk heq dorë nga kunati i Fatmir Xhafajt, propozohet për herë të katërt në Strasburg

Lapsi.al 29 July 2018
Shqipëria nuk heq dorë nga kunati i Fatmir Xhafajt, propozohet

Tre refuzimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për emrin e Sokol Berberit, nuk e kanë bindur qeverinë shqiptare se duhet të zgjedhë emra të tjerë si kandidatë nga vendi ynë.

Për të katërtën herë është dërguar në këtë gjykatë, përsëri emri i Sokol Berberit, bashkë me dy juristë të tjerë. Përsëritja e të njëjtit emër nga procese të ndryshme (herët e para u kryen konkurse, herën e katërt u krye "veting" në kryeministri) u denoncua nga selia e Partisë Demokratike si listë gjykatësish të kapur politikisht. Këshilltari ligjor në PD, Gazmend Bardhi tha se këmbëngulja e qeverisë me Sokol Berberin është shkak i bllokimit për dy vjet.

"Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se bllokimi i emërimit të gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut prej 2 vitesh bëhet për shkak se Edi Rama nuk heq dorë nga propozimi si kandidat i kunatit të Fatmir Xhafajt, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi apo përfaqësuesve të Fondacionit Soros, së fundmi të Darien Pavlit.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka refuzuar 4 herë kandidaturat e propozuara nga Shqipëria dhe zyrtarisht 2 herë ka informuar Qeverinë Shqiptare se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave ka qenë jo transparent dhe nuk ka garantuar profesionalizimin dhe meritokracinë në përzgjedhje" u shpreh Bardhi.

PD pati ankesa edhe për një prej emrave të tjerë në listë, Dorian Pavli, i cili kontestohet sepse ka qenë pjesë e fondacionit Soros dhe ka marrë pjesë në projektin e reformës në drejtësi.

"Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë" tha këshilltari ligjor i PD-së,

Të këshilluara

Sherr me policin, e godet me makinë dhe ikën

Një punonjës policie është aksidentuar mbrëmjen e së shtunës në Kuçovë. Mesohet se një automjet e ka përplasur oficerin e policisë dhe më pas është larguar nga ...

22:06

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI