ylie Jenner është një prej vajzave më me influencë në botë edhe pse nuk ka mbushur ende 21 vjeç. Pak javë më parë ajo doli në kopertinën e revistës Forbes për pasurinë e madhe që zotëron edhe pse është në moshë të vogël. Dhe me sa duket, Kylie-t po i pëlqen gjithmonë e më shumë bota e biznesit dhe më pak ajo e televizionit. Papritur Ajo ka vendosur të heqë lip-fillers-at dhe po i kthen buzët në gjendjen natyrale. Të gjithë u çuditën nga ky vendim dhe menduan se ajo u frymëzua nga e bija, por në fakt nuk është kështu. Burime pranë familjes Kardashian-Jenner janë shprehur për “Hollywood Life” se arsyeja pse Kylie e mori këtë vendim është pasi ajo dëshiron që të jetë një grua në biznes dhe se është lodhur duke qenë një yll televiziv. Sipas këtij burimi, ajo është e sigurt që nëse heq dorë nga këto gjëra të vogla njerëzit do ta marrin më shumë seriozisht dhe do të mund të krijojë imazhin e një gruaje që merret me biznes.