Flash

CNN zbulon audio-përgjimin e Donald Trump me modelen, i kërkonte heshtje

Lapsi.al 26 July 2018
CNN zbulon audio-përgjimin e Donald Trump me modelen, i kërkonte

Audio-përgjimi sekret i Donald Trump duke diskutuar me avokatin e tij, Michael Cohen, se si ata do të paguanin një modele që të mos tregonte rreth historisë së saj me Presidentin aktual të SHBA-ve.

Regjistrimi, i cili është realizuar në shtator 2016, është siguruar dhe transmetuar të martën nga CNN, presidenti amerikan dëgjohet teksa i propozon avokatit të tij që të blejë historinë e Karen McDougal.

Ndërkohë që Cohen dëgjohet në regjistrim duke i thënë Trump planet e tij për të ngritur një kompani që do të blinte të drejtat e historisë nga American Media, e cila i kishte dhënë 150 mijë dollarë ish-modeles për të publikuar historinë e saj, por nuk e kishte bërë këtë.

Kontrata sipas “Wall Street Journal” nuk i kërkonte kompanisë të publikonte rastin dhe e detyronte gruan të heshte.

McDougal, një ish-modele e playboy, pretendon se ka pasur një marrëdhënie me Trump gjatë periudhës 2006-2007, teksa ai ishte i martuar me bashkëshorten e tij, Melania.

Në një pikë të bisedës, Trump dëgjohet teksa i thotë Cohen “paguaje kesh”, por avokati tjetër Rudy Guilani dëgjohet teksa insiston që modelja të mos paguhet kesh, duke nisur një debat me zë të lartë mes tyre.

Regjistrimi sipase mediave amerikane është kryer nga vetë Cohen, e sipas tyre audio-përgjimi ishte zbuluar gjatë një kontrolli të FBI në një nga pronat e Cohen, më herët këtë vit, në New York.

Të këshilluara

James Byberi pjesë e një seriali të Netflix

Netflix është një nga faqet më të mira ku mund të ndiqni seriale. Por të gjithë do të kemi një arsye më shumë për ta ndjekur pasi së shpejti aktori i famshëm sh...

09:31

FOTOT: Kujdes fustanin Melania!

Melania Trump ka pësuar një incident të vogël, era i ka ngritur fustanin teksa ngjitej në avion. Objektivi i një fotografi e ka fotografuar pikërisht në atë ...

09:21

Princ Harry flet për fëmijët me Meghan

Sipas burimeve pranë tyre, Meghan ka dashur që të bëhet nënë që pas martesës me Harry, por për shkak të udhëtimeve të shumta dhe daljeve në publik, duket se fëm...

15:14

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI