Flash

“One Direction” kujtojnë 8 vjetorin e krijimit të grupit

Lapsi.al 24 July 2018
“One Direction” kujtojnë 8 vjetorin e krijimit të grupit

Janë bërë plot 8 vite që nga koha kur për herë të parë u formua banda muzikore e djemve, One Direction. Pavarësisht se tashmë grupi është i shpërbërë, një pjesë e tyre nuk kanë nguruar të sjellin në kujtesë momentin më të bukur të karrierës së tyre. “8 vite One Direction. Ku ka shkuar koha? Faleminderit të gjithë personave që na kanë mbështetur. Shumë dashuri”, – ka shkruar Louis Tomlinson. Gjithashtu edhe Liam Payne dhe Niall Horan kanë falënderuar të gjithë fansat për suportin për 8 vite me radhë.

Pas largimit të Zayn Malik në 2015-tën, grupi pak nga pak u nda dhe tashmë të gjithë djemtë ndjekin nga një karrierë solo. Megjithatë shpeshherë është përfolur për një rikthim të mundshëm të grupit dhe fansat e tyre e presin me padurim këtë gjë. Madje sipas ‘Evening Standard’, fansat kanë parë se në një ‘website’ dolën në shitje disa bileta për një koncert të bandës në Australi. Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, por thuhet se ky koncert është vendosur të zhvillohet në dhjetor të vitit 2020.

Të këshilluara

Si e kujton Vin Diesel mikun e tij Paul Walker

Vin Diesel nuk mund ta harrojë Paul Walker! Më 30 nëntor të vitit 2013, aktori Paul Walker, i njohur më shumë për sagën “Fast & Furious”, humbi jetën në një aks...

13:32

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI