E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” ka qenë Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe, Fifi.
Dy moderatoret e kanë pyetur Fifin se çfarë mendimi ka ajo për reperet e reja që kanë dalë së fundmi që i bëjnë diss-e njëra tjetrës dhe thonë se janë më të mirat në atë që bëjnë. “S’ka lidhje nuk e klasifikoj veten si repere. Përpara meje ka qenë Gjira, para Gjirës Mc Mimo dhe nuk mund të thotë dikush që unë jam e para. E rëndësishme është që ta dinë kush është shkolla. Është dikush këtu profesori, unë. Është një professor që po i rrit me tekste. Nuk i di nëse i bëjnë tekstet vetë. Unë i kam dëgjuar u uroj suksese. Më vjen shumë keq që po u bëjnë reklamë prostitucionit drogës dhe lëndëve narkotike në këtë rast. Ishalla kthjellojnë. Repi është revolucion jo drogë dhe prostitucion. Njerëzit e kanë bërë për të kallëzuar realitetin, flitet për gjëra që nuk ia vlen fare të diskutohet për to. Harrojmë që jemi në Shqipëri. “,- është shprehur Fifi.