Flash

Harvey Weinstein: Kam ofruar punë në këmbim të seksit

Lapsi.al 14 July 2018
Harvey Weinstein: Kam ofruar punë në këmbim të seksit

Kam ofruar punë në këmbim të seksit, por kështu bëjnë dhe kanë bërë të gjithë”. Për herë parë pas skandalit të një viti më parë foli Harvey Weinstein, ish-producenti hollivudian i akuzuar nga dhjetëra gra për ngacmime dhe abuzime seksuale. Ai ishte pikënisja e shumë rrëfimeve në këtë drejtim në botën e kinematografisë, dhe jo vetëm, si dhe e krijimit të lëvizjes #MeToo.

Weinstein dha një intervistë për “Spectator”: “Nuk kam detyruar asnjë grua”, – deklaroi producenti, i cili sulmoi industrinë e kinemasë, ku sipas tij favore dhe oferta pune në këmbim të seksit janë të ditura dhe bëhen gjithnjë.

Weinstein e drejtoi gishtin edhe nga dy akuzueset e tij më të bujshme, Rose McGowan dhe Asia Argento, duke i akuzuar se gënjejnë lidhur me marrëdhënien e Argentos me shefin e njohur të kuzhinës Anthony Bourdain, i cili ndërroi jetë pak javë më parë.

Aktorja italiane ishte përfshirë në polemika deri pak para tragjedisë, për shkak të një tradhtie të dyshuar ndaj saj dhe fotove të publikuara nga revista “Chi”, ku shfaqej me gazetarin francez Hugo Clement. Menjëherë pas vdekjes së Bourdain, aktorja McGowan mbrojti miken e saj Asia, duke thënë se ata kishin një lidhje të hapur. Weinstein u shpreh: “Normalisht nuk është e vërtetë, por të vdekurit nuk flasin dhe që të dyja ato gënjejnë”.

Të këshilluara

Alexander Lukashenko nderon Arilena Arën

Në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit, përveç Era Istrefit, do të performojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Arilena Ara. Gjatë ditës së sotme në një lidh...

10:14

George Clooney shfaqet pas aksidentit (FOTO)

Para dy ditësh George Clooney pësoi një aksident me motoçikletën e tij, e cila për fat të mirë nuk pati një fund tragjik.Aktori u përfshi në aksident në Sardenj...

19:30

Jess Glyne rrezikon zërin nga operacionet

Ajo u bë e njohur me hitin e Clean Bandit në 2014-ën ‘Rather Be’. Megjithatë këngëtarja e talentuar Jess Glynne ka zbuluar se ajo ka frikë se ajo mund të mos...

18:55

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI