Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Pakti me Greqinë/ Hahn: Mbyllet për dy javë, Rama ironi: Ka tradhtarë në dy qeveritë

Lapsi.al 13 July 2018
Pakti me Greqinë/ Hahn: Mbyllet për dy javë, Rama ironi: Ka

I pyetur nga gazetarët për deklaratën që bëri për ndryshim kufijsh mes Shqipërisë dhe Greqisë, komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn zbuloi se marrëveshja pritet të mbyllet brenda dy javësh.

"E kemi thënë qartë, në strategjinë që publikuan në fillim të vitit, se BE nuk do të pranojë asnjë shtet anëtar që ka konflikte të pazgjidhura me fqinjët gjë që ka përshpjetuar negociatat me disa vende, si zgjidhja e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Më parë ka pasur një marrëveshje mes Maqëdonisë dhe Bullgarisë për të pasur marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, edhe në Kosovë këmi pasur përmirësim të lëgjislacionit me malin e zi. Në këtë frymë është në negociata me Greqinë. Kjo është diçka që duhet bërë në nivel bilateral dhe kështu po ndodh, pa pasur ndërmjetësim nga ana jonë. Më vjen keq që ka pasur keqkuptime, se kjo ka pasur të bëjë me një sqarim për vijën kufitare dhe nuk është ndonjë gjë e madhe. Jam i bindur se pas dy javësh kjo do të bëhet" u shpreh Komisioneri për Zgjerimin.

Nga ana tjetër, kryeministri Ed Rama pranoi se ka presion ndaj dy qeverive, por ai i ironizoi akuzat, duke thënë se përderisa ka tradhtarë në të dyja qeveritë, kjo është shenjë se po punohet për të ardhmen europiane dhe fqinjësinë e mirë mes dy vendeve.

Situata, siç e shohim është publike, ka tradhtarë nga të dy anët, tradhtarë në qeverinë greke dhe atë shqiptare. Pra do të thotë se nëse dy palët tradhëtojnë vendet e tyre, në fakt e vërteta është që të dy palët gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre dhe për strategjinë e fqinjësisë së mirë.

Ka çështje që mbulojnë 70 vite histori, që nga ligji i luftës deri tek polemikat për caktimin e kufijve detarë. Këto janë çështje të vështira dhe ne po përballemi me to, me frymën e hapjes dhe të vullnetit për t’i zgjidhur dhe për të kaluar nga një histori që ka qenë gjithnjë një pengesë në politikën e brendshme, pasi këto hije të politikës kanë dalë në sfond në historinë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Jam 100% i sigurt që kur rezultatet të dalin në dritë, kushdo që akuzon për tradhti do të turpërohet në opinionin publik" tha Rama.

Edi Rama dhe Aleksis Cipras u takuan bashkë në Samitin e Londrës për t'i dhënë dorën e fundit projekt-marrëveshjes që kanë arritur palët në këto muaj. Cipras është nën presion nga opinioni grek pas arritjes së marrëveshjes së emrit me Maqedoninë dhe kjo është arsyeja që nënshkrimi i marrëveshjes me Shqipërinë po shtyhet.

Ndërkohë presioni ndaj Ramës është thuajse i papërfillshëm, pasi ndjeshmëria e opinionit publik për ndryshimin e kufijve të Shqipërisë është zero.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI