Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për një shërbim të ri

Lapsi.al 13 July 2018
Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për

Ndryshe nga dy bashkëudhëtarët e tij, Dërhemi dhe Trebicka që patën mirësinë të mos dalin më në publik, regjizori Altin Basha nuk i druhet piruetave që ka bërë. Ai ka dhënë sot një intervistë për Panorama, ku ka shpjeguar paktin që ka bërë me Veliajn. Ai është ankuar gjithashtu se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka tradhëtuar atë, duke pretenduar se ajo është bërë një lëvizje e komanduar nga PD-ja. 

Ai pa asnjë lloj ngurimi ka rreshtuar edhe tre sukseset që grupi negociues ka arritur t'i marrë Veliajt. Sipas tij është rënë dakord për tre pika: truallin, dy përfaqësues në negociata dhe është kërkuar konkurs ndërkombëtar. “Kur u takuam për të shkuar në Bashki, Derhemi më thotë që Çeloaliaj nuk vjen, sepse ka vendosur të mos vijë. Kemi ndenjur dy orë tek Erion Veliaj. Kemi negociuar, ramë dakord që të mos cenohej trualli; ramë dakord për dy përfaqësues të komunitetit që do të jenë në komisionin e negociimit për kontratën dhe kemi mbrojtur çështjen e konkursit ndërkombëtar. Kemi pasur debate shumë të forta, me argumente dhe kundërargumente dhe në fund, u gjet si zgjidhje që konkursi të merrej parasysh, por do të vendosej në një dëgjesë të tretë. Parimisht konkursi ndërkombëtar u pranua".

Por në këtë dalje justifikuese, që më shumë i ngjan një monologu të portokallisë, Altin Basha harron disa gjëra:

  1. Kush i mandatoi ata tre burra të flisnin në emër të të gjithë komunitetit, për të mos thënë edhe të qytetarëve të tjerë të Tiranës, pasi Teatri nuk është vetëm pronë e artistëve?
  2.  Si ka mundësi që po atë mbrëmje që ata folën me Veliajn, qeveria kaloi projektligjin. Një arnim special që u kalua me procedurë të përshpejtuar në parlament?
  3. Si u garantua ai se do te ketë konkurs ndërkombëtar, pra se nuk do të ndërtohet vepra e arkitektit danez, që vetë Rama e prezantoi? 
  4. Si shpjegohet që fotoja dhe akordi mes tyre dhe Veliajt u botua në të gjitha mediat e kontrolluara nga kryebashkiaku, pikërisht në ato që nuk kanë lënë shpifje pa thurur kundër kolegëve të tyre të deridjeshëm?
  5. Si ka mundësi që një intelektual i angazhuar të bëjë sikur interesohet vetëm për ngastrën e vet, tokën e teatrit, dhe të mbylli sytë për aferën e mbi 200 milionë eurove që e ka iniciuar këtë histori?
  6. Si ka mundësi që ata tre burra pasi skicuan suksesin e madh të mbrojtjes së truallit të teatrit, duke pozuar me buzën vesh më vesh dhe me krahët qafë më qafë me lali Erin, nuk patën më guximin të dilnin më mes shokëve të tyre dhe në tubimet publike?

Regjisori  Altin Basha edhe mund të bëjë sot diversionin që i kanë kërkuar, sikur ikja e tij e çoi protestën tek PD. Por më mirë para se t'i futet këtij shërbimi të ri, le t'u përgjigjet këtyre pyetjeve të mësipërme.

©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI