Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Anketimi/ 33% e shqiptarëve mendojnë se mund të bien në varfëri

Lapsi.al 13 July 2018
Anketimi/ 33% e shqiptarëve mendojnë se mund të bien në

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumë mundësi që të bien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë qëndihen edhe më të përjashtuarit në shoqëri për shkak të situatës sëtyre ekonomike. Në Barometrin e Balkanit, të anketuarve iu drejtua pyetja: Në çfarë mase ju bini dakord me deklaratat e mëposhtme: A -Disa njerëz ju shohin si inferior për shkak të situatës tuaj me tëardhurat; B – Unë mendoj se ka një rrezik për mua që të bie nëvarfëri; C – Ndihem i përjashtuar nga shoqëria.

33% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar që kanë frikë se mund tëbien në varfëri dhe kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe shumë më e lartë sesa mesatarja rajonale prej 24%. Në Kosovë, kjo peshë është 26%, në Mal të Zi 21%, Maqedoni 27%, Bosnjë 20%, Serbi 21%.

Sa më i varfër të jesh në Shqipëri, aq më shumë ndihesh dhe i nënçmuar nga shoqëria. 17% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se ndihen të përjashtuar nga shoqëria, sërish më e larta në rajon dhe 15% pohojnë se i shohin si inferior për shkak të situatës së tyre me të ardhurat dhe punën, shkruan monitor.

Për gjithë rajonin, raporti thekson se rreth 10% e të anketuarve e përshkruajnë veten si të përjashtuar nga ana sociale ndërsa pothuajse e njëjta përqindje mendon se njerëzit i shohin me inferioritet për shkak të të ardhurave të tyre ose situatës së punës. Pothuajse një e katërta (24%) e popullsisë rajonale ka frikë se mos bjerë në varfëri.

Në të tjera pyetje, 31% e shqiptarëve janë përgjigjur që nuk janëshumë të sigurt nëse do të arrijnë të mbajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshëm, sërish përqindja më e lartë në rajon, shkruan monitor.

85% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe tëvarfërve është rritur në ekonominë e tyre. Kjo është përqindja e dytëmë e lartë në rajon, pas Bosnjës (92%), ndërsa më e ulëta është në Kosovë (70%). Sipas raportit, përgjigjet në rajon janë në korrelacion me vetë vlerësimin e të anketuarve për statusin social- ata që e vlerësojnë statusin social si mbi mesataren ka shumë më pak tëngjarë të perceptojnë që diferenca mes të varfërve dhe të pasurve po rritet (20% mendojnë se diferenca nuk po rritet), në të kundërt me ata që e rendisin statusin e tyre nën mesataren (94% mendojnë se diferenca është rritur).

33% e shqiptarëve mendojnë se ata kanë një status ekonomik-social, që është nën mesataren, të parët në Ballkan së bashku me serbët.61% e tyre mendojnë se jetojnë në nivelin mesatar, ashtu si shumica e popullsisë, përqindje që është më e ulëta në rajon. Vetëm 5% kanëpohuar se jetojnë mbi mesataren.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI