Flash

Artan Hoxha: Policia po fsheh luftën mes bandave kriminale në Elbasan (EMRAT)

Lapsi.al 12 July 2018
Artan Hoxha: Policia po fsheh luftën mes bandave kriminale në Elbasan

Gazetari Artan Hoxha i ftuar ka zbuluar një tjetër panoramë të asaj që sipas tij po ndodh në qytetin e Elbasanit me grupet kriminale. Në një intervistë për “Ora News”, Hoxha thotë se ka pasur edhe pengmarrje që nuk janë raportuar nga policia, por madje nuk është pranuar as denoncimi i qytetarëve në polici.

“Çfarë po ndodh në Elbasan? Pati një tentativë për disa muaj që policia ta merrte në kontroll situatën pasi kishte dalë jashtë kontrolli. Sot ku jemi? Keni dëgjuar muajt e fundit të ndodhë gjë në Elbasan? Policia nuk raporton më asnjë aksion apo operacion në atë qytet. Por, çfarë po ndodh? Unë kam hulumtuar me kujdes dhe me rezulton me dhjetëra raste eksploziv, djegie makinash, djegie banesash dhe për më tepër rrëmbim personash.

Kam dy raste që i kam ndjekur gjatë muajit maj, Usam Agashi është mbajtur disa orë peng nga një prej grupeve më të njohura kriminale më jetëgjata në Elbasan. I vëllai i tij ishte marrë peng 2 muaj më përpara. Makina dhe banesa e vëllait ishin djegur 2 muaj më përpara. Familjarët kanë shkuar në policinë e Elbasanit për të bërë kallëzim dhe denoncim në lidhje me këtë ngjarje dhe janë kthyer mbrapsht.

Kallëzimi nuk është marrë” – thotë Hoxha sipas të cilit grupe të caktuara kriminale janë marrë nën mbrojtjen e politikës: “E mbani mend ministrin e Brendshëm gjatë analizës në qytetin e Elbasanit ku tha se ne do t'i godasim. Çapjat dhe grupin tjetër. Sot në Elbasan kemi vetëm një krah. Ministri ka deklaruar se do të goditet vetëm grupi Çapja” – tha Hoxha që bën edhe një tjetër deklaratë të fortë.

“Në janar, prokurori i komanduar atje, Ardian Nezha, i cili po bënte një punë shumë të mirë, brenda dy muajsh komandimi i tij u ndërpre sepse hapi të gjithë dosjet e vjetra në Elbasan. Ai dërgoi 29 raste ekspertizash për gjurmët e gishtit për vendngjarje të njëpasnjëshme kur përfshihej edhe përplasja me klanin Çapja, që nga masakra e famshme e shkurtit të 2016-s ku u goditën pjesëtarë të klanit Çapja.

Ajo ngjarje nuk u zbulua kurrë. Nuk i dimë autorët e saj dhe që nga ai moment kanë ndodhur një sërë ngjarjesh. Sot jemi në fazën ku qytetarët atje janë me frikën se mund të ketë një atentat tjetër. Ka atentate shumë të sofistikuar. Banorët e qytetit nuk përfshihen në duelin e dy grupeve kriminale” – tha gazetari investigativ.

“Nga një informacion i fundit që kam më rezultonte që skuadrat inteligjente të Policisë së Shtetit, ishin vënë në dijeni që grupi në Elbasan kërkonte vrasës nga qytete të tjera sepse nuk mund të arrijnë dot njëri-tjetrin dhe ia njohin përbërjen strukturore. Ata kërkojnë vrasës të panjohur në qytet. Në 4 rastet e fundit, autorët janë “të ardhur” sepse janë kontraktuar për të marrë përsipër atentate brenda atij qytetit.

Për sa kohë nuk ndërhyn shteti, është e papranueshme që të goditet skuadra operacionale e Shqipërisë të mos ketë asnjë masë dhe prokurori që kërkon të rihapë dosjen, transferohet menjëherë. Duhet t'i paraprijmë një situate që mund të shkaktojë viktima të pafajshme. Nëse në atë qytet rrëmbehen qytetarë dhe nuk reagon kush, atëherë ku po vemi?! Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht” – e mbyll Hoxha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI