Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Shqiptari humbi jetën ditën e parë të punës, dënohen punëdhënësit italianë

Lapsi.al 12 July 2018
Shqiptari humbi jetën ditën e parë të punës,

Ka përfunduar pas 8 vjetësh gjykimi në shkallë të parë për vdekjen në portin e Livornos të punëtorit shqiptar Dashnor Quallia. 38-vjeçari, i martuar, baba i dy fëmijëve të moshës 12 dhe 9 vjeç në kohën e tragjedisë ishte në ditën e tij të parë të punës.

Mediat italiane shkruajnë se punëtori shqiptar ishte ngjitur në bigën lundruese Mediterraneo për të kryer punime në anijen Amoretti. Ishte veshur me rroba pune, brez e këpucë anti-dëmtim, por nuk ishte pajisur me xhuboks shpëtimi. Për fatin e tij të keq, rrëshqiti duke përfunduar në det dhe u mbyt.

Procesi i shkallës së parë u mbyt me dënimin e 6 prej sipërmarrësve e manaxherëve. Fillimisht, të akuzuarit ishin 10 të akuzuar për vrasje pa dashje, pakujdesi në punë dhe dhunim të normave të parandalimit të dëmtimeve në punë. Administratori i deleguar i firmës manaxhuese dhe shefi i sigurisë u dënuan me nga 18 muaj burg, ndërsa 3 të tjerë me nga 1 vit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI