Flash

Korrupsioni me tenderat e ushqimeve, dënohet ish numri dy i Burgjeve

Lapsi.al 12 July 2018
Korrupsioni me tenderat e ushqimeve, dënohet ish numri dy i Burgjeve

Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për ish-zëvendësdrejtorin e burgjeve Iljaz Labin, i cili akuzohet për korrupsion me tenderët e ushqimeve në burgje, duke e dënuar me 3 vite burg. Po kështu Labit i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike. Ndërkohë Gjykata ka dhënë 4 vite burg për Shemsi Sinanin, 3 vite për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë të akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë detyre publike.

Prokuroria kishte kërkuar 5 vite burg për Iliaz Labin, i akuzuar për korrupsion të funksionarëve publik. Por pavarësisht pretencës, sipas prokurorisë Labi kishte fituar statusin e bashkëpunëtorit, dhe si i tillë, i pezullohet dënimi me burg. Por Gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite burg.

Sipas hetimeve Labi dhe ish- drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, akuzoheshin se kishin përfituar 2 milionë lekë nga tenderët e ushqimeve në institucionet e vuajtjes së dënimit. Më 11 maj Gjykata shpalli fajtor ish-drejtorin e Burgjeve Artur Zoto duke e dënuar me 5 vite burg.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI