Flash

Terrori me armë në Dhërmi, Emiljano Nina “kyçi” gojën në gjyq

Lapsi.al 12 July 2018
Terrori me armë në Dhërmi, Emiljano Nina

Emiljano Nina, mesnatën e së shtunës, qëlloi me pistoletë tek “Havana” duke krijuar terror mes klientëve të lokalit. Një ditë më parë 23- vjeçari Nina doli para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë, por gjatë të gjithë seancës nuk ka pranuar të flasë për akuzat e ngritura ndaj tij.

Seanca ka zgjatur për rreth 20 minuta, ndërsa më pas 23-vjeçari është dërguar drejt ambienteve të paraburgimit. Mësohet se asnjë prej familjarëve të 23-vjeçarit nga Tirana nuk është paraqitur në Gjykatën e Vlorës.

Nina u arrestua pak pas ngjarjes, ndërsa nga ana e Policisë u tha se konflikti kishte ardhur për motive të dobëta, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i personit me të cilin është konfliktuar. Gjithashtu, dëshmitarët kanë bërë publike faktin se në disko ka pasur një sherr masiv mes shumë personash, duke goditur njëri-tjetrin me karrige dhe shishe.

Pas ndërhyrjes së Policisë, u bë e ditur se 23-vjeçari Nina ka qëlluar katër herë me pistoletë në ajër dhe për këtë arsye akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike dhe kanosje”.

 

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në disko “Havana”, mësohet se mes të rinjve ka pasur një konflikt të mëparshëm, pasi Nina kishte ngacmuar të dashurën e personit të paidentifikuar që mësohet se është gjithashtu po nga Tirana.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI