Flash

Detaje të tjera nga raporti i Antimafias, si përshkruhen grupet kriminale shqiptare

Lapsi.al 12 July 2018
Detaje të tjera nga raporti i Antimafias, si përshkruhen grupet

Grupet kriminale shqiptare janë ndër grupet e huaja më konsoliduara në Itali, me aktivitet kryesor në trafikun e drogës. Ata janë të dhunshëm e përdorin rregullat antike të Kanunit. Ky është një nga konkluzionet e nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme Investigative e Antimafias Italiane (DIA).

Kjo Drejtori sapo ka prezantuar raportin e fundit me të dhënat statistikore mbi akvititetin kriminal të mafias italiane por dhe të grupeve të huaja qe veprojnë në Itali përgjatë periudhës kohore janar-qershor 2017.

"Kriminaliteti shqiptar mbetet një nga organizmiet e huaja më të degëzuar në territorin kombëtar me një aftësi të lartë të rigjallërimit e rinovimit të rradhëve e të bazave të tyre operative", shkruan ky raport.

"Grupet kriminale shqiptare karakterizohen nga një strukturë organizative në formë klanesh që ruajnë fort lidhjen e përkatësisë dhe manifestojnë një natyrë të dhunshme në ekzekutimin e krimeve me një lëvizje ektremiste territoriale që i ka lejuar një shtrirje gjithnjë e më progresive në favor të interesave të tyre kriminale", nënvizojnë investiguesit italianë.

Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë me grupet kriminale italiane në aktivitetin e trafikut të drogës, në shfrytëzim prostitucioni e krime ndaj pronës.

Përdorimi i dhunës mbetet një nga instrumentet kryesor të përdorura nga kriminaliteti shqiptar në Itali e jo vetëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet me grupet rivale mbi aktivitetin e tyre të paligjshëm.

Sipas Drejtorisë së Antimafias Italiane, grupet kriminale shqiptare bazohen në rregullat antike të Kanunit, një kod zakonor shqiptar i shekullit të XV, një alternativë e ligjeve të shtetit.

Sipas Kanunit, shkruan raporti i DIA-s, të afërmit e një viktime të vrarë kanë të drejtë të vrasin autorin e krimit ose të afërmit e tij meshkuj në lidhje gjaku deri në brezin e tretë e në moshë mbi 14 vjeç.

Për një vrasje të tillë, policia italiane ka arrestuar më 2017, 5 shtetas shqiptarë të cilët ishin larguar nga Shqipëria për t'i shpëtuar Kanunit pas vrasjes së dy kushërinjve.

Antimafia Italiane nënvizon lidhjet e ngushta të klaneve kriminale shqitpare me grupet kriminale të Puglias.

Afërsi gjeografike mund të ketë influencuar në këtë raport. Portet e Adriatikut mbeten hyrjet më të privilegjuara të trafiqeve ilegale e Porti i Brindizit është një nga kryqëzimet më të preferuara nga organizatat kriminale për të trafikuar drogë, kryesisht marijuanë por dhe mallra të falsifikuara.

Vihet re një sinergji e plotë mes grupeve kriminale italiane e atyre shqiptare në ndarjen e tregjeve të shitjes së drogës e shpërndarjes së saj në territor.

Operacionet e kryera përgjatë gjashtëmujorit të 2017 kanë vërtetuar se si grupet kriminale shqiptare modifikojnë automjetet për të transportuar ilegalisht drogë nga Shqipëria në Itali. Ndërsa në aktivitetin e prostitucionit, grupet shqiptare pasi ushtrojnë dhunë fizike e psikologjike në viktimat e tyre kanë si tendencë t'i shesin më pas ato grupeve të tjera, kryesisht ato rumune.

Në krimet kundër pasurisë grupet kriminale shqiptare kryejnë zakonisht vjedhje automjetesh e vilash./Oranews

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI