Flash

Rama i lumtur për foton me Trump, por çfarë i tha para se të zgjidhej president (VIDEO)

Lapsi.al 12 July 2018
Rama i lumtur për foton me Trump, por çfarë i tha para se

Edi Rama ka takuar presidentin amerikan Donald Trump në samitin e NATO-s në Bruksel.

Ka qenë vetë Rama që ka postuar në profilin e tij të ‘Facebook’-ut një foto me Trump, ndërsa kryeministri e ka cilësuar si ‘foton e ditës’.

Sikurse duket në foto, mes dy liderëve ka pasur edhe një shtrëngim, ku Rama shihet mjaft i qeshur.

Kujtojmë se kur Trump ishte kandidat i republikanëve për president të SHBA, Edi Rama shprehu qëndrimin e tij kundër presidentit. Rama e quajti Trump "turp të njerëzimit" dhe më pas u shpreh: “Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”. 

https://www.youtube.com/watch?v=qnv3wqcMjTU

Ai ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjidhet si i pari i SHBA-së kjo do të qe fatkeqsi për këtë vend, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike mes shqiptarëve dhe amerikanëve.

Por, Rama kishte menduar edhe rastin më të keq: Trump në krye të Amerikës. Në emisionin "Zona B" kryeministri u shpreh se 'tipa' si Trump i kapërcejnë këto deklarata.

"Me shumë gjasa do bëhet president i Amerikës… Nëqoftëse bëhet, fatkeqësi e amerikanëve, jo fatkeqësi e imja. Marrëdhëniet Edi Rama me Shtëpinë e Bardhë do jenë marrëdhënie të vështira? Tipa si ai i kapërcejnë këto gjëra të vogla." 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=41&v=DOJe9JEBG_o

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI