Flash

Pranga motoristave të picave, shpërndanin kokainë (VIDEO)

Lapsi.al 12 July 2018
Pranga motoristave të picave, shpërndanin kokainë (VIDEO)

Policia ka përfunduar operacionin "Pizza Porosi", ku tre persona, punonjës në një piceri, shfrytëzonin pozicionin si shpërndarës picash me motorrin e picerisë për të shpërndarë kokainë.

Në pranga u vunë, Gersi Çeça, 28 vjeç, Renaldo Dalipi, 25 vjeç, dhe Albian Avdo, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga Seksioni kundër Narkotikëve është orgnizuar puna për kapjen e tyre në flagrancë dhe më datë 11.07.2018, shtetasi Renaldo Dalipi është konstatuar duke lëvizur në rrugën “Gani Domi” me mjetin tip “Audi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjet nga shërbimet e Policisë i është gjetur një qese me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë. Gjithashtu është ushtruar kontroll në picerinë ku të tre këta shtetas punonin ku dhe u bë ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë (shtetasve Gersi Çeça dhe Albian Avdo).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë

- Automjet tip “Audi”

- Motori i Picerisë

- Tre aparate celular

- Fishekë

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI