Flash

Vetingu i gjykatësit të Kushtetueses: Ka shoqëri me një ish të dënuar

Lapsi.al 12 July 2018
Vetingu i gjykatësit të Kushtetueses: Ka shoqëri me një ish

Gani Dizdari është anëtari i fundit i Gjykatës Kushtetuese që do të përballet me vetingun-një proces që ka rezultuar deri më tani fatal për katër kolegë të tij.

Gjatës seancës, për gjyqtarin Gani Dizdari, relatori Roland Ilia tha se ka gjetur kontakte të papërshtatshme me shtetasin A.L. të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave me funksion publik. Gjyqtari Dizdari ka kaluar jashtë shtetit me mjetin e shtetasit A.L, sipas sistemit TIMS. Edhe gjyqtari vetë e ka pranuar lidhjen shoqërore me këtë person.

Sipas relatorit Ilia, ILDKPKI e ka nxjerrë të pastër gjykatësin e Kustetueses nga ana e pasurisë, që do të thotë se gjyqtari nuk ka probleme me justifikimin e saj.

Në vlerësimin e pasurisë është konstatuar, apartament 95 metra katrorë, 24 mijë lekë të blerë në vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalsit 63 metra katrorë plus ballkon në total 86 metra katrore, blerë për 3.3 mln lekë. Toke arë në Bathore 1000 metra katrore blere 344 mije leke. Apartament banimi i bashkeshortees 68 metra katrore blere ne vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime për ta blere këtë apartament. Depozitë bankare 1.8 mln leke dhe depozitë 8 mijë dollarë. Ndërkohë i rezulton një llogari 1.1 mln lekë në një bankë tjetër. Ka deklaruar borxhe nga persona që nuk kishin burime financiare për të dhënë të tilla.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI