Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

FOTO/ Ish-ambasadori britanik rrihet barbarisht në rrugë (Kujdes! Imazhe të rënda!)

Lapsi.al 12 July 2018
FOTO/ Ish-ambasadori britanik rrihet barbarisht në rrugë (Kujdes!

Sër Christopher Meyer, ish-ambasadori britanik në SHBA ka përfunduar në spital pasi u rrah barbarisht nga dy të rinj në një stacion treni në Londër.

74-vjeçari u përball me një tentativë grabitjeje nga dy adoleshentë kur po kthehej në shtëpi. Gruaja e tij tha se nga goditjet ai ka mbetur me hundë të thyer ndërsa sytë i janë fryrë “si tullumbace”.

"Jam absolutisht e tronditur nga niveli i brutalitetit. Është e tmerrshme. Diçka të tillë mund ta shihni vetëm në një zonë lufte", - tha ajo. Diplomati në pension ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia tha se ka arrestuar autorët. Mediat shkruajnë se një 16-vjeçar dhe një tjetër 15-vjeçar u ndaluan, por u liruan për mungesë provash.

Policia britanike po përballet me një valë krimi të dhunshëm në të gjithë vendin. Denoncimet për dhunë në rrugë u rritën 21% vitin e kaluar me 1.3 milionë denoncime të regjistruara. ©LAPSI.al

Christopher Meyer

Sir Christopher Meyer

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI