Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Kroacia sekuestron anijen e kripës që u arratis nga Durrësi

Lapsi.al 13 July 2018
Kroacia sekuestron anijen e kripës që u arratis nga Durrësi

Kroacia bllokon me vendim gjykate anijen "Sea Scanner”, që u largua pa leje nga Porti i Durrësit. Gjykata e Rijekes ka vendosur sekuestro të anijes dhe 195 mijë euro garanci për pronarin, pasi ka shkelur kodin detar.

Anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë me 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës.

Drejtues të Portit Durrës sqaruan se pas shkarkimit të sasisë 5500 tonë, drejtuesit e anijes hynë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk pranoi të merrte pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ajo ka qenë përzier me qymyr.

Palët nuk ranë dakord për sasinë e mbetur dhe dëmshpërblimin e saj.

Por subjekti dërgues dhe transportues që është kompania “Sea Scanner Logistics”, rezulton se ka probleme me siguracionin e mjetit dhe rrjedhimisht probleme në mbulimin e dëmshpërblimit.

Ndaj pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua në orët e para të së shtunës, pa lajmëruar autoritetet shqiptare nga rada portuale e Durrësit.

Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije dhe mungesën e reagimit të strukturave shtetërore, që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI