Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Tsipras pas takimit me Ramën: Zgjidhja për zonat ekonomike i jep avantazhe Greqisë!

Lapsi.al 13 July 2018
Tsipras pas takimit me Ramën: Zgjidhja për zonat ekonomike i jep

Pas takimit me kryeministrin Rama, homologu i tij grek Alexis Tsipras ka folur në Athinë për negociatat me Shqipërinë duke përmendur avantazhet që ka Greqia në nga pakti i ri. Sipas tij, negociatat nuk kanë përfunduar ende, por takimet mes ministrave të jashtëm do të konkludojnë në në pakt sa më shpejt të jetë e mundur.

"Jemi në një pikë shumë të rëndësishme, por nuk mund të themi se kemi përfunduar. Ne jemi shumë afër një zgjidhjeje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje. Herën tjetër që të dy ministrat e jashtëm do të takohen, do të dyfishojnë përpjekjet e tyre, pa pasur ndonjë presion të veçantë për të parë se deri në çfarë mase mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt të jetë e mundur" u shpreh kryeministri grek.

Sipas mediave greke marrëveshja pritet që të shtyhet për në muajt në vijim për shkak të presionit të opozitës greke kundër Alexis Tsipras pas marrëveshjes me Maqedoninë për emrin. Opozita në vendin fqinj akuzon kryeministrin Tsipras se marrëveshja me Shqipërinë nuk është në favor të Greqisë. Ndërsa duket se presioni në Athinë detyroi Alexis Tsipras që të shtynte firmosjen e paktit me Shqipërinë për pak kohë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI