Flash

“Toyota me 3.4 mln euro”, Balla: Dorëzova fakte të reja kundër Bashës

Lapsi.al 11 July 2018
“Toyota me 3.4 mln euro”, Balla: Dorëzova fakte të reja

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka njoftuar se ka depozituar në Prokurori fakte të tjera për padinë e tij kundër kreut të demokratëve, Lulzim Basha, i cili e ka akuzuar publikisht se është garanti i futjes së milionave eurove me Toyota Yaris që u bllokuan në Portin e Durrësit. Në një postim në rrjetet sociale, Balla nuk thotë se çfarë faktesh të tjera ka gjetur.

 

"Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).

Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre" shkruan Balla në Facebook.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI