Flash

Vetingu/ Shkarkohet gjyqtari Artan Lazaj, nuk justifikonte pasurinë

Lapsi.al 11 July 2018
Vetingu/ Shkarkohet gjyqtari Artan Lazaj, nuk justifikonte pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj.

Sipas KPK-së, gjyqtari Lazaj nuk e justifikon pasurinë e tij.

Në momentin e vendimit gjyqtarit Artan Lazaj ishte i pranishëm në sallë.

8 ditë më parë, Artan Lazaj u shpreh për mediat se kërkonte nga KPK që të kishte kujdes me gjyqtarët që shkarkonte, pasi ai vetë dhe të tjerë, janë kërcënuar nga kriminelë që i kanë dënuar.

"Është fakt i njohur gjerësisht kur u shkëputa si gjyqtar dhe isha pjesë e KQZ, jam kërcënuar. Ka shkrime nga njerëz që unë kam dënuar. Me këtë doja të jepja një mesazh që jo vetëm për mua por edhe për shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi. Këta që janë dënuar kush i ka dënuar? Ne i kemi dënuar. Sidomos në këtë pjesë, KPK duhet të ketë shumë kujdes. Nuk them që të shmanget hetimi i së vërtetës por të shikohet edhe kjo”, u shpreh gjyqtari i Tiranës.

Vijon...

Të këshilluara

FOTO/ Një gotë me Merkelin dhe... Xhafajn

Kryeministri Edi Rama nuk ka “harruar” të postojë në rrjetet sociale një foto me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor në Lond...

23:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI