Flash

FOTO/ Një gotë me Merkelin dhe... Xhafajn

Lapsi.al 10 July 2018
FOTO/ Një gotë me Merkelin dhe... Xhafajn

Kryeministri Edi Rama nuk ka “harruar” të postojë në rrjetet sociale një foto me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër.

Duket se foto është bërë në një moment pushimi pasi të pranishmit mbajnë në duar gota shampanje. Fotoja është publikuar në Instagram dhe Rama shkruan: "Grua e madhe, Udhëheqëse e madhe, Mike e madhe".

Në krah, Rama mban edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili duket se e ka shijuar maksimalisht momentin. Ai duket i lumtur, ndoshta sepse mendon se kjo foto me Merkel i fshin akuzat e opozitës për mbrojtjen e vëllait të tij të dënuar për trafik droge. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI