Flash

Kukës, i riu përplas bashkëjetuesen me makinë për ta vrarë

Lapsi.al 10 July 2018
Kukës, i riu përplas bashkëjetuesen me makinë për ta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Kukës, ku një i ri ka përplasur me makinë me qëllim për të vrarë, bashkëjetuesen e tij.

Lajmi është bërë publik nga policia, e cila sot thotë se ka arrestuar personin e dyshuar për tentativën e vrasjes së të resë me inicialet M. B., e cila ndodhet në spital.  Sipas policisë, dy ditë më parë 28-vjeçari me inicialet Gj.N., nga Oroshi i Mirditës, në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur ‘Ura 6-metrosh’, duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjetin që drejtonte bashkëjetuesen e tij, shtetasen M. B., 42 vjeçe, banuese në Pukë.

Kjo e fundit po lëvizte me mjetin tip ‘Renault’ dhe ka mbetur e plagosur. Sipas policisë 42-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. I riu ka dëmtuar edhe mjetin në lëvizje, tip ‘Benz’, në pronësi të 56-vjeçarit me inicialet V. A., banues në Kodër Lumë, Kukës.

Ndërsa sot policia thotë se ka ndaluar të riun e dyshuar për tentativë vrasje.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetases M.B., më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh Mirditë. Nenet 76, 22, 290, 130/a e 150 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI