Flash

Operacion ndërkombëtar, goditet grupi kriminal i vjedhjes së banesave. Një i arrestuar në Kukës

Lapsi.al 10 July 2018
Operacion ndërkombëtar, goditet grupi kriminal i vjedhjes së

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar ka goditur një grup kriminal të lëvizshëm, i specializuar në vjedhjen e banesave. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, policia e shtetit thotë se është arrestuar në Kukës një pjesëtar i këtij grupi, por nuk e bën me dije emrin e tij. Vlera financiare e grabitjeve të grupit përllogaritet në rreth 500 mijë euro. Më poshtë njoftimi i plotë.

Gjermania, Franca, Shqipëria dhe Europoli, punuan krah për krah për t'i vendosur autorët e krimit para drejtësisë.

Si pjesë e një hetimi të përbashkët mbi një seri vjedhjesh banesash në Gjermani dhe Francë, oficerët e policisë shqiptare në bashkëpunim me homologët e tyre gjermanë dhe francezë dhe me mbështetjen e Europolit, javën e kaluar kontrolluan një numër të madh pronash në Shqipëri dhe arrestuan një shtetas të dyshuar se i përkiste një grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar.

Kjo është faza e fundit e veprimeve në një hetim që ka paraprirë tashmë arrestimin e katër anëtarëve të tjerë të të njëjtit grup kriminal.

Hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht 2017, pasi një grup i krimit të organizuar shqiptar ra në rrjetën e tyre, për kryerjen e një numri vjedhjesh banesash në jug të Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, xhandarmëria franceze (OCLDI) po heton gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash në Francë.

Më pas u bë e qartë se të dy autoritetet ato gjermane dhe franceze, po hetonin të njëjtën organizatë kriminale e cila ishte aktive në të dy vendet njëkohësisht.

Në fillim të vitit 2018 u arrit në përfundimin se të dyshuarit nën hetim nga xhandarmëria franceze, i kishin zgjeruar aktivitetet e tyre kriminale në Gjermani.

Bazuar në këtë zhvillim të ri, autoritetet gjermane të zbatimit të ligjit në Offenburg, morën masa dhe arrestuan në janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të krimit të organizuar.

Xhandarmëria franceze ndoqi nga afër dhe në Paris u arrestua një anëtar tjetër i këtij grupi, në mars 2018.

Informacioni i mbledhur nga të gjithë.

Në fazën e fundit të këtij hetimi, policia shqiptare ( Task - Forca "Anti Skifter", DVP Kukës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër ) ka kontrolluar në fillim të korrikut nëntë apartamente, bare dhe restorante në Tiranë, e mbështetur në vendngjarje nga ekspertë të Europolit, Xhandarmëria Franceze (OCLDI) dhe selia qendrore e policisë në Offenburg.

Si rezultat, një i dyshuar si pjesëtar i të njëjtit grup u arrestua në Kukës, dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme.

Dëmi i vlerësuar financiar përllogaritet afërsisht në 500 000 euro, me dëmtime të rënda psikologjike për viktimat.

Informacioni i mbledhur gjatë ditës së zhvillimit të operacionit, është duke u analizuar.

Hetimet tashmë kanë identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar, që besohet se përfshin mbi 40 vetë të cilët veprojnë si në Francë ashtu edhe në Gjermani.

Bashkëpunimi ndërkombëtar policor i koordinuar nga Europol kishte rol kyç në vënien e këtyre autorëve para drejtësisë me të arrestuarin e fundit, rezident jashtë BE-së.

Europol bëri bashkë forcat e ndryshme policore, për t'i ndihmuar ata të bashkonin pikat e përbashkëta të hetimeve të tyre të ndryshme, duke ofruar ndihmë analitike përpara dhe gjatë ditës së operacionit, duke përfshirë edhe dërgimin e një eksperti në Tiranë, për të ndihmuar në kontrollin e ndërsjellë të të dhënave.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI