Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

NATO mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës

Lapsi.al 10 July 2018
NATO mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës

“NATO mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës”. Kështu u shpreh zv.sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller.

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë procesin e reformave që përfshin formimin e forcave profesionale të sigurisë. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me zyrtarët e Kosovës dhe të mbështesim misionin e KFOR-it në Kosovë. Mendoj se është e rëndësishme që nga baza në Bondsteel të mbahet siguria në rajon dhe të ndihmohet në formimin e ushtrisë profesionale të ushtrisë së Kosovës”, tha ajo në prag të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Mes të tjerash ajo shtoi se NATO inkurajon fuqishëm vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE-së.

“Jemi të vetëdijshëm për aspirimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe NATO, por duhet kaluar një rrugë të gjatë deri te kjo. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë dialogun me Beogradin dhe të jetë i suksesshëm, dhe të sjellë zgjidhje”, porositi ajo, transmeton KP.

Të këshilluara

Bari, kapet shqiptari me 30 kg heroinë

Guardia di Finanza dhe dogana italiane kanë sekuestruar 30 kilogramë heroi në në portin e Barit. Në pranga ka rënë një i ri shqiptar e një vajzë greke që sap...

11:45

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI