Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

VIDEO/ Arrestohet vlonjati me 35 kilogram hashash në Itali

Lapsi.al 10 July 2018
VIDEO/ Arrestohet vlonjati me 35 kilogram hashash në Itali

Po udhëtonte me një ngarkesë droge me vete, por është ndaluar rastësisht nga policia, për tu vënë më pas në pranga. Policia italiane ka arrestuar një korrier shqiptar droge, banues në Vittoria, i cili transportonte 35 kile hashash.

Krenar Neziraj, 49 vjeç nga Vlora, u ndalua për një kontroll të makinës së tij, Fiat Croma, dhe në momentin e parë u përpoq të largohej, çka solli ndërhyrjen e skuadrës së lëvizshme. Kontrolli i makinës zbuloi një hapësirë të modifikuar, në të cilën ishin fshehur 34 pako hashashi me peshë mbi një kile.

E ndarë në doza, droga do të vlente 350 mijë euro. Ndërkaq bëhet e ditur se Neziraj, me leje qëndrimi të rregullt në Itali, nuk ka pasur precedentë penalë.

Të këshilluara

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin

Shtyhet për të dytën herë rradhazi pretenca për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij. Shkak kësaj here është bërë mungesa e avokatëve ...

10:14

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI