Flash

Ministri gjerman: Kosova e Serbia të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe Greqisë

Lapsi.al 10 July 2018
Ministri gjerman: Kosova e Serbia të ndjekin shembullin e Maqedonisë

Ministrat e Evropës në qeveritë e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Polonisë, kanë shprehur përkushtimin e shteteve të tyre, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Komentet i kanë bërë në fund të ditës së parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Londër.

Pritjet e Gjermanisë janë që Kosova e Serbia të krijojnë një marrëveshje të re ligjore, që vendos besimin mes tyre.

“Ne jemi shumë falënderues për Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, për rolin e saj aktiv në këtë proces. Tashmë e kemi parë shembullin e Maqedonisë dhe Greqisë dhe e kemi parë se çka mund të arrijnë politikanët e guximshëm. Ky shembull për pajtim, bashkëpunim dhe gatishmëri për kompromis duhet të ndodhë edhe me Kosovën dhe Serbinë. Pritjet tona janë shumë të qarta. Në mënyrë që të arrihet progres në bisedime duhet pasur një deklaratë obligative sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që i vendosë ato në një themel të ri besimi. Ne besojmë në Federica Mogherinin, dhe besoj se me lidershipin e saj mund të arrihen gjëra të mëdha në këtë proces mes dy shtetesh”, ka thënë Ministri për Evropën në Qeverinë e Gjermanisë, Michael Roth.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI