Flash

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

Ministri gjerman: Do ta ndihmojmë Ballkanin për të përballuar refugjatët

Lapsi.al 9 July 2018
Ministri gjerman: Do ta ndihmojmë Ballkanin për të

“Ballkani Perëndimor ka rëndësi të veçantë për Bashkimin Europian”, - thotë ministri i shtetit Michael Roth, në intervistë për DË, në kuadër të samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër.

“Ne nuk duhet t'i lëmë vetëm shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në vitet e shkuara disa shtete kanë arritur suksese të konsiderueshme si shtete tranzit, atje janë pranuar shumë refugjatë dhe këtë ne duhet ta vlerësojmë lart dhe çmojmë. Kemi nevojë për një strategji gjithëevropiane dhe prandaj një politikë migratore, e cila konceptohet pa Ballkanin Perëndimor, nuk mund të jetë një politikë e suksesshme dhe e qendrueshme” – thotë Roth.

Por Europa po i mbyll kufijtë e saj duke ia lënë këtë përgjegjësi Ballkanit perëndimor.

“Natyrisht që ne kemi një kufi të jashtëm të BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor, por ne nuk duam të ndërtojmë një "kështjellë Evropë". Prandaj është shumë, shumë e rëndësishme që të bashkëpunojmë me shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat edhe mbajnë një përgjegjësi, dhe që t'i ndihmojmë ato që të jenë në gjendje t'i përgjigjen si duhet kësaj përgjegjësie. Pra këtu bëhet edhe fjalë edhe për solidaritet” – thotë Roth. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Berat, dy të plagosur (FOTO)

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Berat. Një automjet me targa të Kosovës është përplasur me një automjet tjetër me targa shqiptare. Për pasojë kanë mbetur...

18:49

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI